Daut Gumeni në '45 minuta': Mid’hat Frashëri na paralajmëroi për komunizmin

Report TV 2018-11-15

Views 1

Mid?hati është një njeri me përmasa të jashtëzakonshme. E ka filluar karrierën për të shkruar që 18 vjeç. Por edhe kjo nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi ka dalë një derë ku ishin të përfshirë edhe shtetari, edhe poeti por edhe filozofi. Dhe ai nuk i zhgënjeu. Mid?hat Frashëri nuk ka gënjyer kurrë në ato që ka shkruar, ka shkruar siç ka ndjerë dhe i ka dalë bukur. Ai është monument letrar, nuk ka shumë botime por ato që i ka? Mid?hati ishte atdhetar. Nuk ka njeri që mund të thotë që ai nuk e donte Shqipërinë. Për mua nëse ka gabime e ka bërë nga nacionalizmi që e rrethonte.

Pse nuk e shohim zërin e shkrimtarëve ditët e sotme?

Nuk jam i lirshëm për të folur për këto situata.

Si është e mundur që e kuptoi që komunizimi ishte i keq për vendin?

Mid?hati Frashëri ka shkruar ?Fshati i Lumerit? dhe është një alegorizëm që i është realizuar. Pse? Sepse e donte vendin, në të kundërt nuk do t?i dilte. Ne vajtëm në greminë dhe ai na tha: Mos shkoni! Aty është greminë. Ja pse Mid?hat Frashëri është i saktë kur flet për komunizmin. Por u gjykua sepse popolli atëherë ishte anafalbet.

Mbaj mend që më kanë treguar disa njerëz një histori për të.

E thirri Zogu njëherë, ku kishte librarinë dhe i tha: Mid?hat Bej unë e kam për nder që të kryesosh një kabinet timin. Dhe Mid?hati iu kthye: Me librarinë i shërbej më shumë popullit sesa po të jem kryeministër. Të nesërmen i dërgon dikush një foto të madhe të mbretit dhe i tha që ta varte. E vari djali që punonte për të. Kur vajti ai në dyqan e mori foton dhe e hodhi dhe e bëri copash. Vajtën dhe i thane, ndërsa ai iu tha që të mos e ngacmonin.

Share This Video


Download

  
Report form