Report Tv - "45 minuta", i ftuar në studio Trtan Shehu/ Beteja për teatrin

Report TV 2018-06-19

Views 0

I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga, deputeti i PD-së Tritan Shehu foli lidhur me çështjen e teatrit dhe incidentet e sotme në mbledhjen e komisionit të medies si dhe për çështje të politikës së jashtme. Shehu tha se qeveria është e prirur për të shkatërruar çdo traditë apo të kaluar që ka pasur Shqipëria. Deputeti Shehu gjithashtu preku edhe çështjen e hapjes së negociatave, për të cilën tha se ka një lloj skepticizmi nga ana e vendeve evropiane për ta mbështetur Shqipërinë drejt këtyre hapave, dhe kjo lidhet me situatën në vendin tonë.

Unë isha atje i përgatitur për të diskutuar për këtë çështje. Personi më i goditur sot ishte ministrja e kulturës. Ajo erdhi sot por nuk pranoi të fliste. Sot debati ishte i hapur. Sot tema ishte për të diskutuar me ministren për ligjet e trashëgimisë shqiptare, në këtë mënyre u gjykua dhe pastaj debati u bllokua. Them që seanca e sotme sot në mbledhjen e komisionit të medies ishte e shëmtuar. Unë kisha vajtur për të diskutuar mbi teatrin, jo për zjarrfikësit. Sot debati u banalizua. Sipas tyre i bie të prishen dhe ndërtesat e tjera që janë ndërtuar që në kohën e komunizmit. Kjo rilindje po kërkon të shkatërrojë çdo traditë apo të kaluar që ka pasur Shqipëria. Historia e një vendi dokumentohet dhe trashëgohet. Por tani i biem me kazëm në dorë, prishën sheshin ?Skënderbej?, ajo pamje tani është mizerabël. Mund të ndërtohej një shesh i ri, por pa shkatërruar të vjetrin. Shkatërruam çdo që ka vlera nga e kaluara. Ligji për teatrin nuk është ligj, unë jam kundë çdo vepre që bëhet pa transparencë. Opozita ka dy gjëra: fjalën, veprimet, protestat dhe votat.

Tritan Shehu, deputet i PD

Share This Video


Download

  
Report form