Jep dorëheqjen zv.ministri i Arsimit Muka, letër Ramës: S’pajtohem me modelin e punës në MASR

Report TV 2018-11-15

Views 4

TIRANË- Ka dhënë dorëheqjen mesditën e kësaj të enjteje, zëvendës ministri i Arsimit, i emëruar 2 javë më parë, Taulant Muka. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar dorëheqjen që Muka i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, ku thotë se për arsye etike, morale dhe profesionale, largohet nga ky post ministror. Muka falënderon Ramën për besimin e dhënë dhe thotë se kjo dorëheqje është e parevokueshme. Shqiptarja.com kontaktoi me Taulant Mukën, por ish-zëvendës ministri nuk pranoi të japë hollësi lidhur me arsyet për të cilat vendosi të japë dorëheqjen.

?I nderuar z. Kryeministër,

Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë?-thuhet në letrën e Mukës.

Share This Video


Download

  
Report form