azetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar këtë të enjte ndaj Policisë së Shtetit, e cila ka publikuar paraditen e sotme një listë me emrat e 17 personave më të kërkuar në Qarkun e Fierit për dënim me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg.
Përmes një postimi në rrjetin social ?Facebook?, Hoxha bën të ditur se në radhën e personave që përbëjnë rrezikshmëri të lartë në Qarkun e Fierit ka hasur një individ i cili në të vërtetë nuk ka aspak lidhje me botën e krimit.
?Sokoli ne foto nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda, te cilin e kerkon policia brenda dhe jashte vendit. Me Sokolin e fotos jemi rritur bashke, jemi nje brez, kemi qene ne klasa paralele ne shkollen 8-vjecare dhe gjimnaz. Sapo pashe foton e tij u habita, mu duk e pabesueshme qe ne 2018-en Policia e Shtetit te bej gafa te tilla?, shkruan Hoxha, duke vijuar më tej se vet Sokoli e ka marrë në telefon dhe e ka njoftuar për vendbanimin e tij të përhershëm.
Gazetari investigativ kritikon Policinë e Shtetit, duke i bërë apel që ta kryejë më së miri punën e saj, pasi sipas tij, gafa të këtij lloji nuk mund të vazhdojnë më të ndodhin. Hoxha thekson se përbaltja që iu është bërë qytetarëve të thjeshtë përreth 16 viteve rresht, duhet të marrë fund një orë e më parë.