#tvora #rtvoranews
Shtyrja e datës së zgjedhjeve në arsimin e lartë nuk i ka ndalur kandidatët. Një numër i lartë personalitetesh të universiteteve kanë vendosur të jenë konkurrentë në drejtimin e fakulteteve por edhe të degëve.
Përplasjet për zgjedhjet në arsimin e lartë nuk janë mbyllur as me vendimin e Ministres Besa Shahini për të shtyrë zgjedhjet dhe as me vendimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës për shkarkimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor.
Pavarësisht kësaj krize, kandidatët për rektor, dekan, apo në njësi të tjera të fakulteteve kanë vazhduar të regjistrohen.
Madje edhe për senatin janë përfshirë në garë 15 kandidatë.
I pari që ka nisur sfidën për rektor është Artan Hoxha, i cili deri më tani ka drejtuar Fakultetin Juridik.
Pas regjistrimit të tij, fakultetet kanë administruar emrat që synojnë dekanatin apo dhe drejtimin e njësive të tjera.
Në fakultetin e Histori-Filologji, Sabri Laçi kërkon një tjetër mandat si dekan, për departamentin e Gazetarisë kandidon Mark Marku dhe Valentina Duka në atë të Historisë.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/artan-hoxha-i-vetmi-kandidat-rektor-te-ut-publikohet-lista-e-kandidateve-senatin
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp