Report TV - U arrestuan pas përgjimeve, Apeli nxjerr nga burgu dy ish-deputetët e PS-së

Report TV 2018-11-15

Views 2

TIRANE - Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Cuko të arrestuar në kuadër të operacionit "VOL-VO4", ndërsa ka lënë në burg të fortët e Shijakut, grupin e Avdylajve, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. 10 persona kanë fituar lirinë.

Vendimi i Apelit të Krimeve ka qenë arrest shtëpie për dy ish-deputetët socialistë dhe katër të tjerë, Elis Guri, Paulin Simoni, Ardit Gjyriqi dhe Paulin Simoni. Ndërsa detyrim paraqitje u dha për Lule Zeneli, Zef Paloka, Vasil Nika dhe Gent Zeneli. Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë sa i takon Xhevi Ndokës, vëllai i Arben Ndokës, si bashkëpunëtor i grupit të Avdylajve në trafikun e drogës, të cilët mbetën gjithashtu në burg.

Grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët e PS
Në 24 tetor në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u liruan, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje. Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4", pasi nga përgjimet telefonike të Prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit. Kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdyli akuzohen për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS