Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lirohen nga burgu dy ish deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në një seancë të mbyllur për mediat dha sot masës e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Çuko dhe ish-deputetin Ndoka të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar "Vol-vo 4".
Në këtë mënyrë gjykata pasi mori në shqyrtim ankimimin e avokatëve, vendosi ndryshimin e vendimit të një shkalle gjyqësore më poshtë
"Trupi gjykues nuk dha arsyetim se pse ka ndryshuar masat e sigurisë, por në një seancë që u zhvillua në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda ku ishin të pranishëm gazetarët, por jo kamerat, trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë për 5 persona, mes të cilëve Arben Çuko dhe Arben Ndoka, të cilët u lanë në "arrest shtëpie". Ndërkohë ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 17 persona të tjerë, duke i lënë në "arrest me burg", mes tyre janë Astrit Avdylaj.
Masa ka ndryshuar edhe për katër persona që deri tani ishin në "arrest shtëpie", të cilët u lanë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me masën "detyrim paraqitje". Nga 34 persona që u arrestuan, për 10 prej tyre ishte vetë prokuroria që në shkallën e parë të Krimeve të Rënda ndryshoi masat e sigurisë, duke dhënë masa më të lehta sigurie. Pritet që vendimi të zbardhet dhe ekzekutohet, të paktën për dy ish-deputetët që ndodhen prej tre javësh në paraburgim" raportoi nga Krimet e Rënda gazetarja e Ora News Keti Banushi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lirohen-dy-ish-deputetet-socialiste-cuku-dhe-ndoka