"Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij. Emiliano Shullazi, i cili sipas prokurorisë ishte drejtuesi i grupi u dënuan me 14 vite heqje liri, 12 u dhanë për Gilmando Danin. Me nga 10 vjet u dënua Endri Qyqja dhe Endri Zela. Ndërsa Blerim Shullazi u dënua me 9 vite burg".
Këta persona, sipas prokurorisë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shantazhuar Ylvi Beqjan duke i marrë 550 mijë euro dhe 30 % të ish-hotel "Vollgës" në Durrës. Gjithashtu kanë kërcënuar biznesmenin Jani Zakën me qëllim marrjen e një parkimi. Këto vepra penale, sipas Gjykatës i kanë kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Avokatët mbrojtës e cilësuan hetimin e prokurorisë absurd dhe të pabazuar në prova. Sipas tyre, dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë në këtë proces, biznesmeni Ylvi Beqja, nuk është e besueshme.
"Gjykata nuk e gjeti fjator Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij për të gjitha akuzat e ngritura. Tagoat e zeza argumentuan se nga katër episode që e akuzonte prokuroria, vetëm dy mund të provohen. Sipas gjykatës, nuk faktohet se këta persona kane kërcënuar profesorët Dhori Kule dhe Mynyr Konin, në mënyrë që të tërhiqej nga gara për rektor në universitetin e Tiranës, si dhe nuk vërtetohet tritoli i hedhur në biznesin e Adriatik Kërçukut në Lushnje".
Shullazi dhe të pandehurit e tjerë kishin vendosur të mos ishin në sallë ditën e vendimit për ta duke u përfaqësuar nga avokatët. Në përfundim të seancës, e cila zgjati 8 orë, avokatët paralajmëruan se do ta apelojnë vendimin. Gjykatës së Krimeve të Rënda iu deshën 53 seanca gjyqësore dhe 18 muaj gjykim për të dhënë vendim për këtë çështje.
Tv Klan