Gjykata lë në burg Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij- Ora News- Lajmi i fundit-

Ora News Lajme 2016-05-05

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura , ndërsa tre të pandehurit janë përfaqësuar nga avokatët, pasi asnjë prej tyre nuk kishte preferuar të ishte i pranishëm në seancë.
Avokatet e tre te pandehurve kërkuan lirimim për Danin dhe Shullazin dhe arrest shtëpie me mbikqyrje për Blerim Shullazin. Ndaj tre të pandehurve rëndojnë akuza të rënda si gjobvenie, grup i strukturuar kriminal dhe kanosje.
Sipas avokatëve asnjë nga akuzat e prokurorisë nuk vërtetohet dhe për këtë arsye mbajtja e tyre në burg është e paligjshme. Sipas avokatëve të vetmet prova që ka akuza janë disa përgjime të cilat sipas tyre nuk i implikojnë të pandehurit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/avokatet-kerkojne-lirimin-e-emiljano-shullazit-dhe-gilmando-danit/

Share This Video


Download

  
Report form