Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
aulant Balla në një prononcim për mediat u shpreh se kandidatura e Vitore Tushës do të shqyrtohet të enjten në seacë dhe më pas në komisione pa asnjë nxitim, por qënia e saj pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe për rrjedhojë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, mund të mos miratohet. Balla tha se socialistët do të ankimojnë në Gjykatën Kustetuese rastin e emërimit të Sandër Lleshit, për të intepretuar nenet e Kushtetutës.
Grupi parlamentar socialist ka vlerësime të larta për kandidaten, Vitore Tusha, të propozuar nga Presidenti për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por Taulant Balla u shpreh se nuk do të ketë asnjë nxitim për votimin e saj në parlament.
Pavarësisht konsideratës pozitive, Balla la të kuptohej se kjo kandidaturë mund të mos e marrë miratimin pasi nga Gjykata Kushtetuese, pjesë e së cilës i përket zonja Tusha, varet dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Balla: Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga Komisoni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S' do ketë as vonesa, as nxitim.
Balla kërkoi nga Partia Demokratike të përjashtojë dhe të distancohet nga pedagogu i arrestuar për trafik droge.
Balla: Në rast se zotëria në fjalë do të ishte një fotografi me kryeministrin, me mua apo me një përfaqësues tjetër të PS-së, mediat do të kishin bërë hatanë, do të kishin zënë dyert e Kuvendit apo PS-së. Ndërkohë, që rast i përsëritur kur një funksionar i lartë i PD-së arrestohet për hesap të drejtësisë italiane për shkak të një dënimi disavjeçar nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh.
Është e turpshme dhe në rastin e Lulzim Bashës është e dyfishtë njolla e turpit që një person që sa herë që në krahun kundërshtar të partisë së tij ka raste të tilla bën zhurmën e madhe dhe ndërkohë që ende nga PD nuk ka një njoftim që ky person, i cili është drejtues i lartë i PD-së në Tiranë, është drejtuesi i PD-së për Njësinë numër 5, njësia më e madhe administrative brenda Tiranës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vitore-tusha-klsh-ne-balla-te-enjten-njihemi-me-dekretin-nxitim-dhe-vonesa