Ora News - Veliaj: KE të mbështesë direkt bashkitë që janë të afta të zbatojnë projekte

Ora News Lajme 2018-11-13

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në konferencën e Rajoneve të organizuar në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkoi që Bashkimi Europian të mbështesë me financim bashkitë që janë të afta të zbatojnë projektet që ndërmarrin.

Veliaj: ?Një nga bisedat që ne kemi bërë me kolegët e BE, ka ardhur koha që edhe Komisioni Europian të mbështesë direkt bashkitë që janë të afta të implementojnë dhe që mund të çojnë këto kauza përpara. Si unë si Voltana që drejtojmë dy shoqatat e bashkive marrim feedback konstant për nevojën për më shumë shkolla, kopshte, çerdhe, gjelbërim dhe kjo është një nga arsyet dhe kjo është një nga arsyet pse ne kërkojmë që edhe Komisioni Europian t?i shikojë bashkitë si një prioritet dhe partnerë në implementim. Një nga gjërat për të cilën ndjehem shumë mirë është që qytetet gjithmonë e më shumë po bëhen pjesë qendrore e axhendës evropiane. Do të thotë që qytetet kanë rëndësi?.

Kreu i Bashkisë inkurajoi dhe binjakëzimin e qyteteve në Shqipëri me ato në Europë, për të bashkëpunuar në projekte konkrete në shërbim të komunitetit.

Veliaj: ?Një nga gjërat që duam të inkurajojmë në të dy shoqatat dhe anëtarët tonë është që të gjejmë një mundësi ndoshta edhe me anëtarë të komunitetit të bëjmë disa binjakëzime të qyteteve. Kur them binjakëzime nuk flas për fotografitë që bëhen, firmat dhe protokollin flas në fakt për binjakëzime të projekteve konkrete që implementohen dhe që ne mund të mësojmë në mënyrë të jashtëzakonisht me nga njëri-tjetri?.

E ftuar në këtë konferencë, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e quajti sërish të dështuar reformën territoriale, e cila sipas saj po pengon investimet dhe po rrit taksat, duke marrë si shembull kryeqytetin.

Tabaku: "Sot të dhënat e buxhetit tregojnë se bashkitë shpenzojnë 116 milionë euro vetëm për paga. Kjo është një vlerë dy herë më e lartë se e 2014-ës që është viti paraardhës i reformës territoriale. Më shumë shpenzime, më shumë taksa, duke i detyruar bashkitë që t?i rrisin taksat e tyre nga 2 deri në katër herë. Bashkia e Tiranës ka shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke e bërë Tiranën, qytetin me taksat më të larta, me më pak investime, me përplasje kompetencash, dhe në fund të ditës qytetarët nuk e marrin shërbimin. Unë këtë e quaj dështim".

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se vende si Shqipëria mund të përfitojnë nga përvoja dhe modele të suksesshme të aplikuara në perëndim dhe ti zbatojnë ato.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-ke-te-mbeshtese-direkt-bashkite-qe-jane-te-afta-te-zbatojne-projekte

Share This Video


Download

  
Report form