Në kërkim të Nikolla Gruevskit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kanë kaluar 3 ditë që kur gjykata duhet t?i kishte dorëzuar vendimin për dënimin me 2 vite burg ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, por ky i fundit duket se nuk gjendet.Ai nuk gjendet në shtëpi, e për vendndodhjen e tij, sipas mediave maqedonase, nuk ka dijeni as bashkëshortja, e as nga partia e tij, VMRO-DPMNE.Gazetarët dhe korrieri i gjykatës kanë pritur për të dytën ditë me radhë para shtëpisë së tij, por pa sukses.Sot do të vendoset nëse zarfi për refuzimin e ankesës për shtyrjen e dënimit me burg për rastin Tanku, do t?i dorëzohet ish kryeministrit në Gjykatën Penale, ose do t?i dorëzohet në adresën e shtëpisë. Në rast të mospranimit apo kundërshtimit, do të lëshohet urdhër arresti.Nga VMRO thonë se ish kryeministri është gjykuar pa marrë në konsideratë dëshmitë, ndërsa opozita sulmon gjyqësorin se po punon për llogari të kryeministrit Zoran Zaev. LSDM, u kundërpërgjigj duke thënë se gjykatat janë institucione të pavarura që veprojnë në përputhje me ligjin.Nga ana tjetër, mbetet e paqartë se si do të lëvizë ministria e brendshme pasi me ndryshimet e Ligjit në vitin 2013, Gruevski ka gjashtë roje sigurimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe pa një urdhër nga gjykata për arrestimin e  tij, policia nuk mund ta arrestojë edhe për 2 vjet.

Share This Video


Download

  
Report form