Shkrumbohen dy makina gjate nates

RTV KLAN 2018-11-11

Views 0

Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Njëra prej tyre është shkrumbuar plotesisht, ndërsa tjetra është djegur vetëm në pjesën e përparme. Mjetet ndodhedhin të parkura në zonën afër stadiumit të qytetit bregdetar. Ekspertët e policisë kanë kqyrur vendin e ngjarjes por ende nuk kanë dalë në një version se çfare e ka shkaktuar zjarrin. Policia ka bërë të mundur identifikimin e pronarëve të mjeteve, dhe po merren në pyetje. Nuk dihen shkaqet apo rrethanat e zjarrit dhe policia po heton në dy pista, atë të një zjarrëvënie të qëllimshme për motive ende të paqarta, apo aksidentale e ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.

Share This Video


Download

  
Report form