Ora News - Gjobitet me 50 milione lekë SGS Albania

Ora News Lajme 2018-11-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompania SGS e cila ofron shërbimin e kontrollit teknik të makinave në Shqipëri është gjobitur me 50 milionë lekë. Vendimi është marrë nga Autoriteti i Konkurencës i cili ka zhvilluar një hetim të thelluar në këtë treg ku është konstatuar abuzime me pozitën dominuese të kompanisë koncesionare në treg.

Në dokument thuhet se kjo kompani ka abuzuar duke mos ofruar shërbim cilësor duke sjellë krijimin e radhëve të gjata sidomos në disa periudha të vitit.

Nisur nga kjo ky institucion detyron kompaninë SGS Automotive Albania të ndalojë shkeljen e konkurencës dhe brenda 45 ditëve të marrë masat e nevojshme dhe të ofrojë shërbim cilësor e të kënaqshëm duke vënë në përdorim shumë pika kontrolli në mënyrë që të balancohen me fluksin e klientëve. Gjithashtu është vendosur që SGS të mbajë përgjegjësi për automjetet që do të dëmtohen gjatë procesit të kontrollit në ambientet e kësaj kompanie.

Autoriteti i Konkurencës i rekomandon gjithashtu ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të nisë liberalizimin e tregut në drejtim të ofrimit të këtij shërbimi duke përfshirë dhe ofrimin e shërbimit të servisit sikurse pjesa më e madhe e vendeve të BE-së.

Ndërsa sugjeron brenda një afati 90 ditësh të miratohet një rregullore për funksionimin dhe monitorimin e koncesionarit ku të jenë të përcaktuar në mënyrë të detajuar të gjitha shërbimet që ofrohen.

Koncesioni i kolaudimit të automjeteve iu dha kompanisë zvicerane SGS Automotive Albania në vitin 2009 me një afat 10 vjeçar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjobitet-me-50-milione-leke-sgs-albania

Share This Video


Download

  
Report form