Stop - “Dental turk”, mbyllet laboratori i palicensuar e gjobitet me 50 mijë lekë! (19 prill 2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 5

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Disa ditë më parë qytetari Kastriot Frangu denoncoi në emisionin ?Stop? klinikën dentare ?Dental Turk? që i kishte bërë një protezë problematike, për të cilën nuk i përgjigjej as për dëmshpërblim dhe as për ribërjen e saj. Kastrioti pagoi 1 milion e 200 mijë lekë për këtë protezë, pasi i kishin dhënë 5 vjet garanci.

Kryeinspektori i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Eltar Deda, pasi ngriti grupin e ekspertëve për këtë rast, deklaroi edhe konkluzionin. Laboratori dentar i ?Dental Turk? është i palicencuar, si dhe katër punonjës të tij janë po ashtu pa licencë.

?Rezultoi se klinika është me dokumentacionet e duhura, por laboratori dentar është i palicencuar, me mungesë dokumentacioni dhe ka mungesë qoftë në pajisjen e punonjësve me licencat profesionale, qoftë edhe në kushte të tjera që lejojnë për të funskionuar një laborator dentar?, u shpreh Deda.

Ndaj dhe ?Dental turk? u gjobit me 50 mijë lekë të reja gjobë dhe mbyllje të laboratorit deri në plotësimin e dokumentacionit përkatës për ushtrimin normal të aktivitetit.

Kastriot Frangu sëbashku me gazetaren e emisionit ?Stop? iu drejtuan institucionit Avokati i Popullit, duke iu referuar ?Kartës së të Drejtave të Pacientit?, për të bërë një ankimim.

Ndihmëskomisionerja e Avokatit të Popullit, Lindita Xhillari i premtoi Kastriot Frangut mbështetje ligjore falas dhe ndjekje të çështjes deri në fund.

?Pa dyshim që qytetari ka të gjithë të drejtën e tij që të kërkojë dëmshpërblimin monetar për atë dëm që i është shkaktuar shëndetit të tij. Kjo edhe në kuadër të të drejtës së tij për të jetuar shëndetshëm?, tha Xhillari.

Denoncuesi u shpreh se kjo ka qenë një sagë e vërtetë për të gjetur të drejtën e tij, por tanimë i ngelet të presë rezultatet e institucioneve për ta zgjidhur çështjen në Gjykatë, në mënyrë që të marrë dëmshpërblimin që i takon.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS