Rama: I ridërgova presidentit kërkesën për dekretimin e Lleshit, Meta: Lexo Kushtetutën

Report TV 2018-11-09

Views 0

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Tëitter është shprehur se sapo i ka ridërguar presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit. Në statusin e tij, Rama sqaron se bashkëngjitur kërkesës, presidentit i është dërguar edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t'i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Edi Rama, kryeministër
Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për herë të parë përpara mediave lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit, ministër të Brendshëm. Para gazetarëve Meta u shpreh se të gjithë ata që e sulmojnë për firmën e tij, duhet të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e kreut të shtetit. I pyetur nëse ka ndonjë arsye konkrete për mosdekretimin e propozimit të kryeministrit, presidenti Meta kërkoi që ta lënë të bëjë detyrën e tij.

Share This Video


Download

  
Report form