Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është shprehur kundër idesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare duke vlerësuar se ata nuk janë zgjidhje për problemet aktuale. BDI akoma nuk ka hequr dorë nga presidenti konsensual ? thotë kreu i integristëve- duke lënë të kuptohet se ka emra kandidatësh për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Duke komentuar zhvillimet në familjen e tij partiake, Ali Ahmeti nuk ka përjashtuar mundësinë e riformatimit qeveritar.
Kreu i BDI-së në Klan Debat është prononcuar edhe rreth zhvillimeve aktuale politike në Maqedoni, duke shfaqur optimizëm se i gjithë procesi i ndryshimeve kushtetuese do të përfundojë kah mesi i Janarit.