Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "BOOM" në Rtv Ora News solli sonte shqetësimin e banorëve të fshatit Gjashtë të Sarandës, të cilët ankohen se uji i pijshëm ju vjen i ndotur.
Sipas tyre, ujërat e bardha bashkohen me ato të zeza. Kjo ka ndikuar edhe në shëndetin e tyre, me infeksione në veshka.
Banorët thonë se janë ankuar, por nuk kanë gjetur zgjidhje.
"Është pisllëku i dynjasë. Atje ku shkon tubi i ujit, shkon edhe banja. 20 minuta ujë që na vjen, na vjen jeshil".
"Kemi vajt në bashki, ka ardhur shëndetësia, por asnjë masë nuk është marrë.Vjen vëllai nga Amerika, ka bërë ankesa kudo, dhe shkon fle në hotel se nuk kalon dot këtu".
"Unë kam shtëpinë këtu dhe këtu më kalojnë tubat dhe më vjen uji blu, me fekale. Tre herë në muaj do shtrohem në spital nga veshkat se e kam nga uji, nuk kam lekë të ble ujë, detyrimisht nga ky ujë pi".
"Këtu banojmë ne, këtu fëmijët dalin përjashta.Ujërat e zeza ja këtu. Tubat të tëra kalojnë ndër vete, të zezat kalojnë mbi vete. Fëmijët nuk dalin dot të lozin.Katër herë kam vajtur në Bashki, do vijmë do t`i heqim, do fusim tubat kryesore, asgjë".
Menjëherë pas marrjes së kësaj ankese, "BOOM" i kërkoi zyrtarisht ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Sarandë informacion në lidhje me situatën dhe masat që do të merren për zgjidhjen e këtij problemi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-fshati-gjashte-ne-sarande-furnizohet-me-uje-jeshil-po-ben-banoret-me-veshka