Xhafaj: Eshte loje shahu

RTV KLAN 2018-11-05

Views 0

Kjo është dita e fundit e Fatmir Xhafës në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ai u paraqit në zyrë në orën 11:05 minuta.

I shmangu gazetarët e shumtë që i kërkuan të komentonte përplasjen që krijoi emërimi i pasuesit të tij mes qeverisë dhe presidencës, por citoi shkurtimisht një shprehje të përdorur për këtë çështje nga kryeministri Edi Rama.

 ?Lojë Shahu është. Asnjë koment.?

Disa orë më vonë, në një fjalim falenderues me stafin, Xhafa deklaroi se dorëheqjen e kishte dhënë në kohën e duhur dhe se krahas opozitës ishte shantazhuar edhe nga agjenci ligjzbatuese në vend për çështjen e audiopërgjimit të vëllait të tij.

Xhafaj tha se largohet nga ekzekutivi për të mos u kthyer më në detyra qeverisëse dhe për të qëndruar si deputet i thjeshtë në shërbim të reformës në drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form