Kjo është dita e fundit e Fatmir Xhafajt në detyrën e Ministrit të Brendshëm. Ai u paraqit në zyrë në orën 11:05 minuta. I shmangu gazetarët e shumtë që i kërkuan të komentonte përplasjen që krijoi emërimi i pasuesit të tij mes qeverisë dhe presidencës, por citoi shkurtimisht një shprehje të përdorur për këtë çështje nga Kryeministri Rama: ?Lojë Shahu është. Asnjë koment.?
Fatmir Xhafaj përdori të njëjtën shprehje të Kryeministrit edhe kur replikoi në distancë me të gjithë ata që komentuan dorëheqjen e tij, përfshirë edhe vetë kreun e qeverisë.
?Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë?, tha Xhafaj, vetëm pak orë pasi Kryeministri kishte deklaruar gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në Lushnje se në parti mund të jesh i lirë, por nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrinë të gjithë.
Si një tjetër mesazh për Kryeministrin u komentua edhe dalja e tij përkrah kryebashkiakut Veliaj javën që shkoi, ku deklaroi se disa njerëz janë të kënaqur se kanë kapur një karrige apo janë të lumtur që janë të pushtetshëm.
Tv Klan