Pse mendoni se janë shpifje?
Nuk e kam vënë kurrë në dyshim se janë shpifje.S?mban përgjegjësi njeri për të vëllain. Kjo çështje është e sqaruar. Prokuroria verifikon dhe ka verifikuar. Shqiptarët janë shumë të qartë, më shumë sesa ne të dy këtu.
Shqiptarët kanë dëgjuar kryeministrin e tyre me një mbrojtje të verbër për dy ministra të tij, qytetarët pyesin, pse u ndodhën në këtë situatë? Pse ishin të plotfuqishëm?
E keni gabim, askush s?ka qenë qeveri më vete. Kjo është qeveria e PS, e zgjedhur me votë. Ministri i ri , Sandër Lleshi, përkohësisht në detyrën e zv.ministrit e vijon detyrën në një rrugë të konsoliduar dhe me plane pune specifike dhe të koordinuara me policitë e vendeve partnere.