Report TV - Taulant Balla: Të hetohet dosja Durrës-Kukës, kthim në vendin e krimit për Bashën

Report TV 2018-05-12

Views 0

Në debatin që po zhvillohet që nga nisja e seancës plenare në lidhje me taksat e vendosura për kalimin e në ?Rrugën e Kombit?, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ndal edhe një herë në dëmin financiar që ka shkaktuar e djathta në pushtet për këtë rrugë, për të cilën tha se duhet të hetohet sërish.

Sipas Ballës diskutimi për rrugën e Kombit, për Lulzim Bashën është si një person që kthehet në vendin e krimit, pasi dëmi për ndërtimin e kësaj rruge është 229.87 milionë dollarë.

?Meqenëse paska shkelje Lulzim, hajde bëje kallëzim penal në Prokurori, sepse kjo çështje nuk është mbyllur, afera Durrës-Kukës nuk është mbyllur dhe s?ka për tu mbyllur asnjëherë. Është 229.87 milionë dollarë dëmi në rrugën Durrës-Kukës, i vërtetuar nga Kontrolli i radhës së shtetit. Lulzim Basha në 2006 kur rruga ishte ende pa projekt, pa studim gjeologjik, e pa filluar thoshte që kjo rrugë do të jetë kështu, sigurisht siç është Luli thotë do jetë 400 milion dollarë, rruga shkoi 1.3 miliard dollarë, rruga nuk mbaroi. Tani për taq mbaruar duhen dhe 200 tjera.

Share This Video


Download

  
Report form