Emisioni "Ju flet Moska" analizoi vone" />
Emisioni "Ju flet Moska" analizoi vone"/>

"Ju flet Moska": Qeveria ka rrëmbyer një kufomë dhe s'di ç'ta bëjë

Ora News Emisione 2018-11-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" analizoi vonesat e krijuara lidhur me dorëzimin e trupit të 35-vjeçarit grek Kostandinos Kaçifas, i vrarë në Bularat nga forcat RENEA.

Kastriot Myftaraj vonesën nuk e lidh me ekspertizën mjeko-ligjore, por me një frikë të qeverisë shqiptare rreth asaj çfarë mund të ndodhë pas dorëzimit të trupit.

Myftaraj gjykon se qeveria shqiptare i druhet politizimit të ceremonisë së varrimit dhe pjesmarrjes së njerëzve nga Greqia.

Myftaraj: Arsyeja që qeveria po e zgjat këtë çështje, nuk ja dorëzon familjes kufomën është sepse i trembet asaj që do të ndodhë kur të dorëzohet kufoma, shndërrimit të varrimit në një manifestim politik me pasoja të rënda destabilizuese.

Këtë gjë duhet ta kishin menduar kur e kryen me aq lehtësi vrasjen, sepse mund ta kishin lënë atë ekstremistin grek, i cili kreu një veprim kriminal, të gjithë biem dakord për këtë, në Shqipëri së paku, ta kishin lënë të ikte dhe atëherë t'ia kërkonin shtetit grek ta ekstradonte.

Mbetej në dorën e Greqisë kjo gjë, Shqipëria në të njëjtën kohë shpëtonte nga këto pasoja që po na ndodhin tani, por edhe kishte një mjet për të ushtruar presion ndaj Greqisë, mjet që mund të kthehej shumë i favorshëm në bisedimet e ardhshme që kemi, të vështira.

Greqia për të mbajtur fytyrën e pastër para ekstremistëve të vet nuk do ta dorëzonte dhe do të ishte gatshme të për të paguar një çmim politik për të mos e dorëzuar, aq më tepër qeveria e majtë greke që është sot në pushtet që gjendet para zgjedhjeve të vështira.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-qeveria-ka-rrembyer-nje-kufome-dhe-sdi-cta-beje

Share This Video


Download

  
Report form