BOOM: Apeli Shkodër lë pas dere qytetarin, mbyll gjykimin në mënyrë të dyshimtë

Ora News Emisione 2018-11-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk kanë të sosur çudirat me gjykatat dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi në vendin tonë.

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme denoncimin e Mehmet Dautit nga Shkodra.

Në datën 25 tetor, ora 10:00, Mehmet Dauti kishte një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Në orët e para të mëngjesit, Mehmeti kontaktohet në telefon nga avokati i cili i thotë se nuk mund të jetë prezent ne seancën gjyqësore për shkak të një angazhimi tjetër.

Avokati i kërkon klientit të paraqitet në séancë dhe ti kërkojë trupit gjykues që ta shtyjë seancën për arsye se avokati nuk mund ta perfaqësonte.

Seanca gjyqësore fillonte në orën 10:00 dhe Mehmeti në orën 9 e 45 ishte në ambientet e gjykatës.

Ai shkon në katin e 3 dhe qëndron para derës së gjykatës dhe i thotë sekretares që kam ardhur, ndërkohë kjo e fundit i thotë të qëndrojë në pritje se do ti thërrasin emrin.

Mehmet Dauti qëndron përballë derës, ndërkohë që në orën 10:10 del sekretarja dhe Mehmeti i thotë përsëri që është në pritje, por ajo i përgjigjet se seanca u mbyll sepse ai nuk u paraqit dhe ajo nuk do të dalë në rrugë ta thërrasë.

I revoltuar qytetari hyn në sallën e gjyqit dhe i thote relatorit të çështjes sesi ja bëri këtë pabesi. Ai i kërkon të dalë jashtë sepse në të kundërt do të thërrasë policinë.

Për të provuar gjithça që ka dëshmuar zoti Dauti, stafi i "BOOM" investigoi më shumë duke kontaktuar me të gjithë personat që janë përmendur në këte denoncim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-apeli-shkoder-le-pas-dere-qytetarin-mbyll-gjykimin-ne-menyre-te-dyshimte

Share This Video


Download

  
Report form