Palestra dhe hapësirat sportive të shkollës Kongresi i Manastirit në Kombinat, nga sot do të jenë në funksion të komunitetit gjatë orëve të pasdites. Kryebashkiaku Veliaj teksa vlerësoi standardet e punimeve shprehu besimin se sporti është ajo që ju duhet fëmijëve.
?Më vjen mirë që projekti që kemi përqafuar për Njësinë 6 të na ecë sa më mbarë edhe në shkollat e tjera. Kemi filluar tek ?Betim Muço?, po vijojmë këtu, do të vazhdojmë edhe në shkolla të tjera. Unë e di që ndoshta është pak përtesë të dalin e të sjellin fëmijët në sport, por besoj se nuk ka investim tjetër më të rëndësishëm për karakterin e fëmijëve pas orës së mësimit se sa marrja me sport?.
Vendimi i qeverisë për të mbyllur pikat e basteve në zonat e populluara u konsiderua i duhuri nga kryebashkiaku Veliaj.
?Një nga gjërat më të mira që është vendosur këtë vit dhe që hyn në fuqi në datën 1 Janar është mbyllja e të gjitha pikave të basteve, bingove dhe kazinove. E di që mund të jetë 1 në 100 burra që është mërzitur, por ju garantoj se 100% e grave dhe fëmijëve janë gëzuar sepse do ta kenë babin më shumë në shtëpi dhe më rrallë me lacat e lagjes, duke lënë lekët në baste. Jam i bindur që Tirana del shumë e fituar nga kjo punë?
Aktualisht Bashkia e Tiranës ka vënë në funksion të komunitetit 62 palestra dhe terrene sportive në brendësi të shkollave.
Tv Klan