TIRANË- Banorët e zonës së Astirit kanë dale sërish në protestë mëngjesin e sotëm. Ata kanë bllokuar sot rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj. Shkak për protestën është bërë ndërtimi i Unazës së Madhe, që sipas banorëve prek edhe banesat e tyre.
Ata shprehen të irrituar, pasi sipas tyre banesat po prishen pa lajmërim. Sipas banorëve, kryeministri Edi Rama nuk e ka mbajtur fjalën.
Po na prishin shtëpitë pa na njoftuar. Kemi dale në rrugë të madhe. Protestat do të vazhdojnë derisa të na jepni zgjidhje. Apel Ramës që të rishikojë edhe njëherë projektin. Doli i pabesë, tha që do na bënte legalizime falas.
Banorët e Astirit.
Kjo është dita e dytë e protestës së tyre, pasi ata apeluan edhe dje për vëmendje dhe ndërhyrje nga qeveria.
Ndërkohë që nga ana e institucioneve shtetërore, ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka thënë se dita e hënë do të sjellë edhe një reagim më konkret nga ky institucion për të sqaruar projektin.