Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i bashkisë të Tiranës Erion Veliaj e cilësoi një lajm shumë të mirë vendimin e qeverisë Rama, për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet.
Nga njësia 7, ku prezantoi buxhetin 2019 për banorët e zonës, kryebashkiaku u tha se kjo është pozitive edhe për krijimin e lehtësirave, për ata që përdorin mjete elektrike me 0 ndotje në mjedis.
Erion Veliaj: "Vendimi që mori parlamenti për të ndaluar importin e makinave që janë më të vjetra se 10 vjet, është ndoshta vendimi më i mirë që është marë për mushkëritë, e çdo fëmije , e çdo bebi dhe njeriu që jeton në Tiranë.?
Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës është shumë pranë realizimit të projektit, puna me atobuzët elektrikë.
Erion Veliaj : "Komisioni i financave po kosideron që t'i japë më shumë fuqi një transporti alternativ, kryesisht atobuzëve elektrikë edhe makinave elektrike. Kanë filluar shumë vende në botë, ne jemi shumë afër kontratave që Tirana të ketë atobuzë elektrikë , duke e bërë doganën 0 dhe tvsh 0, për atobuzët elektrikë që bëjnë aq ndotje sa bën një celular.?
Ai shtoi se bashkia do të nisë pilotimin e një segmenti të unazës së 4-t, kushtuar transportit publik dhe biçikletave,për t'i dhënë qytetit një brez të gjelbër, të lehtësojë edhe transportin, duke e theksuar se vota për Partinë Socialiste është një fuqi transformuese, për të marë vendime të drejta.
Kryebashkiaku u kërkoi mbështetje masive qytetarëve në zgjedhiet e ardhshme vendore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-ne-vend-te-makinave-te-vjetra-makina-elektrike