Nëna e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, që u vra në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka folur sërish për mediat greke. Vasilia Kaçifa kërkon nga autoritetet shqiptare që tí kthejnë trupin e djalit, që sipas saj u vra padrejtësisht.
Përse na bëjnë të vuajmë? Pse nuk na japin fëmijën shqiptarët? Fëmijën tim e vranë padrejtësisht. Unë jam duke pritur për fëmijën tim në shtëpi. Çfarë po bëjnë ata për kaq shumë ditë?
Vasilia Kaçifa
Dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bashkë me avokatin dhe të atin e viktimës ishte edhe kunati. Vangelis Sakellarakis u shpreh se për arsyet se përse nuk e tërhoqën trupin e 35-vjeçarit do të flasë më vonë.
Nuk arritëm as sot të të marrim Konstandinin për disa arsye që do të themi më vonë.
Vangelis Sakellarakis