Report Tv-Hysi: Kuvendi s’bën dot pa akademikët, politika të mos i ndajë në të kuq e blu

Report TV 2018-11-02

Views 1

Ne jemi deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, por nuk jemi ekspertë të të gjitha fushave.

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit
Për këtë arsye, Kuvendi i Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me 23 universitete publike dhe private, në mënyrë që akademikët dhe universitarët të kontribuojnë në vendimmarrje më të mira të Kuvendit.

Përfitimi është reciprok. Kuvendi i Shqipërisë do të përfitojë asistencë në formën e një oponence apo dhe draftimin të projektligjeve të ndryshme, por nga ana tjetër ne hapim bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë që është një thesar dhe ajo do të jetë e hapur për kërkuesit shkencorë të universiteteve.

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit
Por a do t?ia dalë zëri i akademikëve të jetë më i fortë se interesat politike në vendimmarrje?

Unë besoj që ja ka dalë. Kemi shembullin e reformës në drejtësi. Nuk isha as unë e as kolegët e mi që draftuam reformën, por pedagogët e juridikut që ishin ekspertë të nivelit të lartë. Ne nuk mund të bëjmë dot pa mendimin shkencor të pavarur. Ajo që duhet të bëjmë ne si klasë politike është që t?i dëgjojmë e respektojmë akademikët kur vijnë në komisione. Nuk duhet t?i ndajmë të majtë të djathtë. Ata nuk janë as të kuq, aq blu, ata janë ekspertë.

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit

Share This Video


Download

  
Report form