Report TV - Debate te mbledhja e konferencës së kryetarëve, 3 deputetë të PS kritika ministrave

Report TV 2018-11-01

Views 4

Mosmarrëveshje mes Kuvendit dhe disa degëve të qeverisë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënkryetarja Vasilika Hysi dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe kanë artikuluar disa kritika në adresë të ministrive, për mungesë bashkëpunimi me Kuvendin.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 11 tetor 2018, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka shprehur shqetësimin se institucionet nuk japin informacione për zbatimin ligjeve që janë miratuar nga Kuvendi. Braçe iu referuar një rasti konkret, për zbatimin e ligjit për statusin e naftëtarit, për zbatimin e të cilit përgjegjës është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

?Tani nuk bën sens që përgjigja që vjen nga institucioni qeveritar të jetë: ?Nuk jemi ne institucioni kompetent për këtë gjë?! Po të hapësh ligjin është shumë e qartë dhe e shkruar e zeza mbi të bardhë që ngarkohet filan ministri dhe filan ministri për zbatimin e këtij ligji. Ka dhe më keq akoma, që dy orë pasi vjen letra në adresën time, shkoj në një mbledhje dhe ministri është kompetenti në tavolinë! Tani kjo nuk bën sens, nëse duan të përgjigjen le të përgjigjen?, ka pohuar Braçe.

Kritika në adresë të institucioneve qeveritare ka shprehur edhe nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi. Sipas saj, përgjigjet janë klishe dhe pa informacion.

?Duke qenë se ne kemi dhe Senidën në Konferencën e Kryetarëve dhe është person kontakti në mekanizëm, është shumë mirë për t?i çuar gjithë informacionin edhe për letrat që shpesh herë janë thjesht klishe përgjigje dhe nuk japin informacion për atë që kërkohet?, ka pohuar Hysi.

Në këtë kuadër, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ia ka kërkuar zëvendëskryeministres Senida Mesi kalimin në skaner të të gjitha ligjeve, për zbatueshmërinë e tyre. ?Ta kemi të qartë. Se miratojmë ligje dhe që për ligjet nuk merret njeri me to se aparatet e Ministrive, Ministritë se vënë ujin ne zjarr për çështjet?, është shprehur Ruçi. Pjesë e debateve ka qenë edhe projektligji ?Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS