Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar pa asnjë vendim mbledhja prej 1 orë e gjysëm e Këshillit për Mandatet Rregulloren dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë ku u diskutua për paketën e ndryshimeve kushtetuese të lidhura me reformën në drejtësi.
Kryetari i Kuvendit Meta e thirri këtë takim pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Ruçi, ku i kërkonte përfshirjen e nismës së 33 deputetëve në kalendarin e punës së Kuvendit dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese brenda 15 korrikut.
Kreu i Kuvendit në këtë situatë i kërkoi Këshillit të shprehet nëse ndryshimet kushtetuese do të diksutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve apo ky diskutim quhet i ezauruar nga Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi duke interpretuar nenin 77 të rregullores së Kuvendit.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-meta-mbledh-sot-keshillin-per-rregulloren-mandatet-dhe-imunitetin/