Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Referuar ngjarjes së fundit në Bularat, ku një minoritar u vra nga forcat RENEA, Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" flet për një luftë të mundshme guerile nga ana e Greqisë për Vorio-Epirin për të rrëzuar qeverinë e Athinës. Sipas tij duhet të jemi të përgatitur edhe për këto skenare të palës greke.
Kastriot Myftaraj: Një gjë që nuk mund të mos të bëjë përshtypje në rrjedhën e ngjarjeve të këtij incidenti në Dropull, ku u vra një shtetas shqiptar me kombësi greke, Kostandinos Kocifas është se shteti grek nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta parandaluar ngjarjen, ose incidentin më saktë.
Kur them që shteti grek nuk ka bërë asgjë, këtu kam parasysh që agjencitë ligjzbatuese në Greqi i kanë në vëmendje njerëzit si Kacifas, sepse ky nuk ishte ekstremist kur vinte në Dropull, kishte veprimtari ekstremiste edhe në Greqi, ishte aktivist i Agimit të Artë. Ishte ndër ata njerëz që i ka policia dhe shërbimet e fshehta. Meqë ky do vinte në Shqipëri për të marrë pjesë në një ceremoni, varrezë ushtarake greke, ku përveç policisë greke kanë qenë edhe shërbimet e fshehta ushtarake, të interesuara që kjo ngjarje të shkonte normalisht.
Por, duket se të gjithë kanë qenë në një mendje, policia greke dhe shërbimet e fshehta si ato civile dhe ushtarake që Kacifas të mos pengohej. Çfarë mund të bëhej? Thjesht mund ta ndalonin në kufi dhe mos hynte në Shqipëri, duke e ditur që do vinte për këtë ngjarje.
Kjo do ishte edhe në interes të palës greke sepse duke menduar këtu që mos prishet një ceremoni përkujtimore. Nëse pala greke ka pasur mendime të tjera, prapamendime, këtu çështja ndërlikohet shumë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-lufte-ne-vorio-epir-permbysje-politike-ne-athine