Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjeksia ligjore në Tiranë ka ngritur nje grup ekspertësh që do të verifikojnë ekpertizën e kryer në Gjirokastër për 35 vjecarin Konstandin Kacifa të vrarë nga policia. Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pretendimit të familjarëve se I riu është qëlluar nga afër. Ndërkohë familja e të riut po kërkon tërheqjen e trupit për ceremoninë mortore. Sipas prokurorisë ligji shqiptar ndalon pjesëmarrjen e mjekëve apo hetuesve grekë duke lejuar vetëm rolin e tyre si vëzhgues.
Një grup ekspertësh të mjeksisë ligjore do të verifikojnë ekspertzizën e kryer ne gjirokastër për 35 vjeçarin Kostandin Kacifa, i cili mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA në fshatin Bularat.
Burime nga mjeksia ligjore bëjnë me dije se do të bëhet një ekspertizë e thelluar mbi bazën e autopsisë së mjekëve të Gjirokastrës dhe me pas do të formulohet konkluzioni përfundimtar, i cili do ti dorëzohët Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Kjo procedurë thonë burimet mund te zgjasë disa ditë dhe deri ne perfundim të saj trupi nuk do u dorëzohet familjarëve. Trupi i Kostandin Kacifas mbërriti në Tiranë mbrëmjen së martës rreth orës 21:20 për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Vendimi i prokurorisë erdhi pas kërkësës së familjarëve, të cilët kërkuan një ekspertizë me specialist grekë. Burime nga grupi prokuroria bëjne me dije se i ndjeri nuk do varroset, deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit, me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekspertiza-mjeko-ligjore-kacifas-caktohet-grupi-i-eksperteve