Goditet grupi kriminal qe kontrabandonte refugjate

RTV KLAN 2018-10-31

Views 11

Pesë persona janë arrestuar dhe një i gjashtë është shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë të vendeve të treta.

Në operacionin e Policisë së Shkodrës të koduar "Gre-Hot" u arrestuan Ndue Ulaj 33 vjeç, Sajmir Karaj 34 vjeç, Florind Tole 26 vjeç, Griseld Dekovi 24 vjeç dhe Gjokë Murçaj 33 vjeç.

Të arrestuarit dhe personi në kërkim siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ?Trafikimi i personave te? rritur? dhe ?Ndihma pe?r kalim te? paligjshe?m te? kufijve?.

Share This Video


Download

  
Report form