Report Tv-Vrasja e grekut, Basha merr në mbrojtje Berishën dhe sulmon Ramën

Report TV 2018-10-30

Views 3

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Në përplasjen me replika në Facebook mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama ka ndërhyrë lideri i PD, Lulzim Basha. Rama e cilësoi si pisllëk deklaratën e Berishës në lidhje me vrasjen e grekut në Gjirokastër, ndërsa Basha ka marrë në mbrojtje ish-kryeministrin duke akuzuar Ramën për lidhje me krimin.

Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e radhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!

Lulzim Basha

Share This Video


Download

  
Report form