jykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë "burg pa afat" për Mikel Shallarin, i dyshuar për vrasjen e ish-drejtuesit të Policisë, Artan Cuku
Shallari ka refuzuar të flasë përpara trupit gjykues, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Enrik Ligori.
"Nuk kam asnjë gjë për të thënë. Do të flas një herë tjetër", ka deklaruar përpara gjykatësve Mikel Shallari, 24-vjeçari nga Kuçova që dyshohet se ka vrarë ish-kryekomisarin Artan Cuku.