Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lukova është një ndër zonat më të njohura në vend për plantacionet e ullirit. Për të promovuar këtë produkt të rëndësishëm për zonën, Bashkia e Himarës së bashku me GIZ organizuan festën e Ullirit, e cila kishte në thelb njohjen potencialeve që ofron zona.
Lukova ka pritur në fundjavë shumë qytetarë, të cilët kanë pasur interes të njihen me një prej produkteve më tradicionale të zonës siç është ulliri.
Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, u shpreh se Festa e Ullirit është një mundësi për të prezantuar vlerat e ullirit, por edhe bukuritë në turizëm.
Për përfaqësuesin e GIZ, promovimi i produkteve lokale është i rëndësishëm për ekonominë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/festa-e-ullirit-ne-lukove-promovohen-produktet-lokale