GREQI- Ministria e Jashme greke, e cila drejtohet nga kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, ka thërritur për një takim pasditen e sotme ambasadoren shqiptare, Ardiana Hobdari.
Mësohet se ambasadores tonë në vendin fqinj do t?i dorëzohet një notë proteste në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit grek në Bularat të Gjirokastrës.
Më 17 tetor ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias dha dorëheqjen nga detyra pas një debati intesiv për marrëveshjen e Prespës. Me largimin e Kotzias, postin e kryediplomatit e ka marrë vetë kryeministri Aleksis Tsipras.