Qeveria miraton vendimin: Ndalohet importi i makinave mbi 10 vjet të përdorura

Report TV 2018-10-27

Views 5

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin që ndalon importin e automjeteve që janë të përdorura më shumë se 10 vjet, i cili hyn në fuqi 30 ditë pas miratimit në Fletoren Zyrtare. Mjetet e reja që do të hyjnë duhet të përmbushin normën Euro 5, si për makinat ashtu dhe kamionët, ndërsa autoveturat e përdorura, që përmbushin normën Euro 4, duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Në raport me draft vendimin, është lënë më shumë kohë për regjistrimin e automjeteve që tashmë kanë hyrë në Shqipëri dhe janë të përdorura mbi 10 vjet. Tashmë afati i fundit është 1 marsi 2019 dhe jo 31 dhjetori 2018. Sipas vendimit, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Share This Video


Download

  
Report form