Rrëfimet e të mbijetuarve të komunizmit, pa ndryshuar emra, kronologji apo episode erdhën për publikun për herë të parë në kinema, në filmin me metrazh të gjatë ?Azizi? me skenar të Luljeta Prognit dhe regji të Gentian Kurtit. Në qendër të filmit është Azizi nga Dibra, i cili që në moshën 14-vjeçare gjatë regjimit komunist ka përjetuar nën lëkurën e tij persekutimin.
Ishte pranvera e vitit 1948, asokohe regjimi komunist detyroi me dhunë mijëra familje, fëmijë, gra edhe të moshuar, që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Azizit i ishte arratisur i ati jashtë vendit, edhe për këtë përjetoi nën lëkurë vuajtjet si i internuar në kampet e Kuçovës, Beratit, Turanit edhe Tepelenës.
Sipas skenaristes edhe producentes, Luljeta Prgoni: ?Në tre vite kam studiuar shumë histori, mes tyre zgjodha atë të Azizit, që përfshinte të gjitha kampet. Filmi zbulon atë që është fshehur për 70 vite nga të gjithë pushtetarët shqiptarë, terrori komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm, grave, fëmijëve edhe të moshuarve?.