TIRANE-Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve se rekomandimi i Komisionit të Venecias për propozimin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë mund të vijë brenda dhjetorit të këtij viti. ?Besojmë që brenda dhjetorit na vjen rekomandimi i komisionit të Venecias? tha Hysi, që drejtori mbledhjen.
Në mbledhjen e sotme ishin të ftuar përfaqësuesit e biznesit për të dhënë opinionet e tyre për nismën e opozitës, ndërsa i pranishëm nga deputetët e PD ishte vetëm Ervin Salianji. Ai u shpreh se biznesi është kryesori që kapet nga vettingu i politikës se i prishim monopolet, ndërsa pas fjalës në komision u largua.
Mazhoranca nuk e do vettingun në politikë. Biznesi është kryesori që kapet nga vettingu i politikës se i prishim monopolet. Nuk ka qytetarë që nuk traumatizohet kur dëgjon kryetarë bashkie që e njohin ?Niçen?. Këto dëgjesa janë teatër e marifete për ta shtyrë vettingun.
Ervin Salianji
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka deklaroi se ?e shoh me interes nismën e PD. Në parim jemi dakord me propozimin për vetting për të gjithë ata që heqin dorë nga statusi i qytetarit e thjeshtë e kërkojnë pozicione publike?.
Opozita depozitoi në Kuvend në 7 shtator draftin për vettingun në politikë, ndërsa shumica e dërgoi për opinion Komisionin e Venecias. Theksojmë se propozimi i PD për vettingun e politikanëve nuk përfshin familjarët e tyre.