BOOM: Kryebashkiaku i Këlcyrës ‘rebelohet’ ndaj gjykatës, nuk zbaton vendimin

Ora News Emisione 2018-10-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ"BOOM" në Rtv Ora News udhëtoi drejt Këlcyrës nga ku solli shqetësimin e shtetasit Esat Sheme.

Në bazë të ligjit 7501, familja Sheme është bërë perfituese e 14 mijë e 400 metra 2 tokë në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës, kjo e vertetuar edhe nga dokumenti që posedon, i Aktit te Marrjes se Tokës ne Pronësi.

Esat Sheme tregon se kur ka aplikuar për tu pajisur më certifikatë pronësie, Hipoteka i ka kërkuar që kryetari i Bashkisë së Këlcyrës duhet të firmosë dhe vulosë Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, por zoti Klement Ndoni nuk ka pranuar.

Denoncuesi Esat Sheme: Kam përfituar në këtë vend tokë në bazë të ligjit 7501, 14.4 dynym. Dua të pajisem me certifikatën e pronësisë por për këtë duhet që bashkia të plotësojë aktin e marrjes së tokës në pronësi. Kryetari i bashkisë duhet të plotësojë dokumentacuonin përkatës.

Më pas Esat Sheme i është drejtuar gjykatës, e cila me vendim të formës së prerë detyron Bashkinë e Këlcyrës të pajisë me Aktin e Marrjes se Tokës ne Pronësi familjen Sheme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-kryebashkiaku-i-kelcyres-rebelohet-ndaj-gjykates-nuk-zbaton-vendimin

Share This Video


Download

  
Report form