stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Qemal Shabani denoncon në ?Stop? largimin pa të drejtë nga puna. Ai ka shërbyer si punonjës policie që nga viti 1993. Së fundi Shabani punonte si operator kamerash në Spitalin e Burgut, por u shkarkua, për ?shkelje të rregullave të shërbimit?.Komisioni i disiplinës në Ministrinë e Drejtësisë e më pas Gjykata e Apelit Administrativ vendosën kthimin e Qemal Shabanit në punë dhe dëmshpërblim me 12 paga. Por asnjë vendim nuk u zbatua.Gazetarja e ?Stop? shoqëron Shabanin në zyrën përmbarimore, ku kryen procedurën për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.
?Në Qershor të 2014-ës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve merr një vendim për largimin tim nga puna, me motivacion ?shkelje të rëndë të rregullave të shërbimit?. Iu drejtova Komisionit të Disiplinës së Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisioni vendosi rikthimin tim në punë. Vendimi i Komisionit nuk u mor për bazë. Për këtë arsye iu drejtova Gjykatës së Apelit të Shkallës së Parë, e cila vendosi dëmshpërblim me 12 paga dhe rikthim në detyrë. Unë kërkoj rikthimin në punë, dëmshpërblimin sipas vendimit të gjykatës dhe drejtësia të shkojë në vendin e duhur.?
Gazetarja e emisionit ?STOP? komunikoi për këtë çështje me drejtorin e Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta.
?Ky vendim ka marrë formën e prerë që më 25.04.2017 dhe i jep të drejtën paditësit që t?i drejtohet Drejtorisë së Burgjeve nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit për ta ekzekutuar këtë vendim. Drejtoria e Burgjeve ka detyrimin që t?i përgjigjet edhe me dëmshpërblimin edhe me kthimin në punë, ashtu siç është vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit.?
Gazetarja së bashku me Qemal Shabanin i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zyrës Përmbarimor, nga ku Qemali bëri regjistrimin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Specialisti i Zyrës Përmbarimore Tiranë, Petrit Mehmeti shprehet se pas kërkesës së Qemal Shabanit, brenda 3 ditësh përcaktohet përmbaruesi gjyqësor, më pas bëhet lajmërimi për ekzekutim vullnetar, për të cilin pala kreditore duhet t?i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Falë denoncimit në emisionin ?STOP?, Qemal Shabani së shpejti do të mund të ekzekutohet vendimi i gjykatës, pra do të kthehet në punë dhe do të marrë dëmshpërblim prej 12 pagash.