Ora News - Sattler: Debati të ndodhë në Parlament, vetingu në politikë nga SPAK

Ora News Lajme 2018-10-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Austrisë Johan Sattler apelon opozitën t'i japë fund bojkotit dhe të rikthehet në parlament, si vendi ku sipas tij bëhet debati politik. Nga Shkodra, përfaqësuesi i Vjenës, tha se vettingi i politikanëve është i rëndësishmë, por sipas tij atë do ta bëjnë institucionet reja të drejtësisë. Duke iu referuar aksioneve kundër të ashtuquajturve të "Fortët", Sattler kujtoi termin e Peshkut të Madh, të ambasadorit Amerikan Donald Lu që tashmë është larguar nga vendi.

Sattler: "Peshku i madh", njeriu që e shpiku këtë term nuk është më në Shqipëri. Por ajo që kemi parë muajt e fundit është një hap pozitiv sepse ka përqëndrim për të dërguar pas hekurave të fortët.

Nisja e goditjes së grupeve kriminale nuk e gjeti në Shqipëri ambasadorin amerikan, por homologu i tij austriak Johan Sattler teksa vlerëson aksionin kërkon vazhdimësi dhe kujdes.

Sattler: Duhet të kemi kujdes dhe të mos bëhen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit.

Klima politike në vend ndërkohë është e tensionuar. Opozita është jashtë kuvendit. Por përfaqësuesi i Vjenës në Tiranë, në një thirrje direkte kërkon që ajo t'i japë fund bojkotit.

Sattler: Vendi i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të Popullit është parlamenti. Nga kontaktet me përfaqësuesit politikë të të gjitha palëve e kam shprehur që debati politik duhet të ndodhë në Parlament. Jam optimist se mund ta arrijmë këtë dhe mund të kemi zgjidhje të situatës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sattler-debati-te-ndodhe-ne-parlament-vetingu-ne-politike-nga-spak

Share This Video


Download

  
Report form