Me votat e të gjithë deputetëve të maxhorancës parlamenti miratoi mbylljen e të gjitha pikave të basteve nga 1 Janari i 2019.
Vetëm pak minuta para këtij votimi kryeministri Rama e cilësoi vendimin si dëshmi e vullnetit për t?i dhënë fund një plage të tillë sociale, por dhe si një përgjigje për të gjithë ata që u pozicionuan kundër, përfshirë dhe njerëz të botës së krimit që kërcënuan me sms deputetet socialistë të Komisionit të Ekonomisë.
Mungesën e opozitës në votimin e këtij ligji e quan marrëzi. Jo vetëm opozitës, por dhe mediave që e akuzuan se këtë vendim si dhe operacionet e fundit kundër rrjeteve të krimit të organizuar i cilësuan si show për të tërhequr vëmendjen, ju kujton zgjedhjet e 2009.
Përveç premtimit se edhe onlinet do kenë njëjtin fat me pikat e basteve, përfshirë dhe ato jashtë vendit kryeministri flet për një program të qeverise për të gjithë personat që dalin të papunë pas 1 Janarit.
Në të njëjtën seance u rrezua dhe dekreti i Presidentit që kthente për herë të dytë ligjin për Teatrin e Ri Kombëtar në parlament, me 74 vota pro dhe me ministrin Majko që për të dytën herë refuzoi të votojë. Me ndryshimet që socialistët i bën këtij ligji tanimë i hapet rruga një garë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit në të njëjtin truall ku aktualisht ngrihet teatri ekzistues.