Ora News - Gjosha: Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit i vonuar

Ora News Emisione 2018-10-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në studion e Ora News, tha se vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është i vonuar. Ajo bëri me dije gjithashtu se deputetët e LSI-së nuk do të jenë të pranishëm në seancën e nesërme të Kuvendit.

Intervista e plotë:

Znj Gjosha nesër në parlament pritet që mazhoranca të votojë ligjin për lojërat e fatit, tashmë është bërë i njohur qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim që nuk do të jetë nesër i pranishëm në seancë, përse u mor ky vendim?

Gjosha: Ky nuk është një vendim që është marrë sot, është marrë prej shumë kohësh, për arsye të mosfunksionimit në normalitet të Kuvendit të Shqipërisë, të cenimit të një institucioni që në fakt në vetvete duhet të mbartë vlerat e demokracisë, të fjalës së lirë, të fjalës që i duhet dhënë opozitës. Për të thënë të vërtetën edhe pse ndonjëherë ajo të dhemb më shumë, sidomos kur e dëgjon mazhoranca në të qenurit në të njëjtën sallë, është marrë vendim për arsye se vetë opozita dhe vetë Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar disa herë amendime të ndryshme në kuadër të reformës në drejtësi, kemi propozuar ligjin përsa i përket koncensioneve, për të cilën ne kemi patur një kauzë shumë të fortë prej shumë kohësh tashmë dhe gjatë kohës që kemi qenë pjesë e mazhorancës apo e koalicionit të mëparshëm dhe asnjëra prej tyre nuk është marrë parasysh.

Ndaj dhe ne kemi një vendim tashmë jo si LSI, por si opozitë e bashkuar për një kauzë të përbashkët që të kemi një marrëdhënie tejet të kushtëzuar me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk do të jemi në atë sallë për sa kohë gjithmonë opozita përdoret si një alibi thjesht për të qëndruar në sallë dhe për të parë se si voton ndonjëherë mazhoranca me arrogancë apo ngre ato kartonat jeshil për të treguar që ka vetë votat dhe nuk nevojë për një bashkëpunim të mëtejshëm me opozitën, pra vendimi është shumë herë më i thellë se ajo çka do të ndodhë nesër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjosha-vendimi-mbylljen-e-lojerave-te-fatit-i-vonuar

Share This Video


Download

  
Report form