Ora News –Shoqata e Bingos Tradicionale ankimon ligjin e lojërave të fatit

Ora News Lajme 2016-12-18

Views 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji i lojërave të fatit është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga shoqata e bingos tradicinale. Sipas tyre ligji cënon lirinë ekonomike, sigurinë juridike i shpronëson në mënyrë të padrejtë. Ata kërkuan shfuqzimin e nenit 5 dhe 71 të ligjit si antikushtetues.
Ligji i lojërave të fatit është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Bingos Tradicionale. Përfaqësuesit e shoqatës tha se ky ligj cënon lirinë ekonomike, parimin e sigurisë juridike dhe defakto i shpronëson ata pa të drejtë. Nisur nga ky pretenim ata i kërkuan trupës gjyqësore se shfyqizimin e nenit 5 dhe 71 pika dy duke i cilëusuar si antikushtetuese.
Ivi Kaso, Avokati i shoqatës së Bingos Tradicionale: Me ligjin e ri shteti ka analizuar shpronësim defakto të tyre sepse pajisjet dhe investimet e kryera për ofrimin e lojës bingo tradicionale nëse do të jetë në posedim të pronarëve do të mbeten përsëri të papërdorshme. Lidhur me cënimin e parimit të sigurisë juridike vlerësojmë se nenet 5 dhe 71 të ligjit 155, 2015 ka ndryshuar duke u hequr këtyre subjekte të drejtën për të shtruar aktivitetin e tyre.
Rubin Sevrani, Kryetari shoqatës së Bingos Tradicionale: Po them që të vazhdojmë punën tonë që zhvillojmë prej 20 vjetësh. Kemi njerëz që i kemi marrë kur kanë qenë 20 vjeç sot janë 40. Kanë qenë atëhere djem dhe goca të reja sot janë prindër dhe nuk është mirë të dalin në rrugë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoqata-e-bingos-tradicionale-ankimon-ligjin-e-lojerave-te-fatit/

Share This Video


Download

  
Report form