Meta kthen ligjin për tatimin e lojërave të fatit

RTV KLAN 2018-07-31

Views 1

Kreu i shtetit, Ilir Meta refuzoi dekretimin e ligjit për tatimin e lojërave të fatit. Arsyetimin, presidenca e nis me shpjegimin se perse ndryshimi i ligjit do të sjellë ulje të taksave për këto biznese.

Nëse me ligjin ekzistues, bizneset e lojërave të fatit tatohen mbi xhiron totale, pas ndryshimit të ligjit, do te tatohen vetëm për ?fitimet bruto?.

Thënë kjo, kreu i shtetit, Ilir Meta nënvizon se ligji i erdhi i paargumentuar.

?Ndryshimet e realizuara në nenin 6, të ligjit nr. 39/2018, janë të pa argumentuara dhe nga vlerësimi i tyre rezulton se, zbatimi i këtij neni do të sjell uljen e barrës fiskale dhe përfitim financiar vetëm në favor të bizneseve që operojnë në fushën e lojërave të fatit, ndërkohë që ky nen nuk është në interes të publikut, si dhe efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative.?

Një arsye tjetër për mosdekretimin, sipas Metës, janë objektivat sociale parashikuar në nenin 59 të Kushtetutës. Industria e lojërave të fatit shton fenomenet negative që cenojnë familjen, kujton Presidenti.

?Miratimi i nenit 6 të ligjit nr. 39/2018, është në kundërshtim me përmbushjen e objektivave social të shtetit shqiptar parashikuar në nenin 59 të Kushtetutës, bie ndesh me frymën e legjislacionit në fuqi në funksion të dekurajimit të aktivitetit të biznesit në industrinë e lojërave të fatit, si dhe krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cenojnë familjen shqiptare.?

Në arsyetimin e tij, Meta përmend edhe riskun e përhapjes masivisht të lojërave të fatit, dramat sociale dhe konfliktet në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojërat e fatit.

Ky është ligji i dytë që Kreu i shtetit i kthen mazhorancës në pak ditë. Presidenti nuk dekretoi as ligjin që i hap rrugë projektit për godinën e Teatrit te ri Kombëtar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form