VLORE - Policia e Vlorës ka prangosur një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer lejen e daljes nga burgu. Ervis Gjini, 36 vjeç, ishte i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, por pas marrjes së lejes nga burgu i Fierit, ai nuk është kthyer më. Arrestimi i tij u bë në lagjen 1 ?Maji? në Vlorë.
Njoftimi i policisë:
U largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, kapet nga Policia e Vlorës i kërkuari: Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në lagjen ?1 Maji? Vlorë, për arsye se ky shtetas vitin e kaluar ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?, por kur ka dalë me leje për në vendin e banimit Vlorë, ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më.