http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Furtune shkarkimesh në radhët e drejtuesve të Partisë Socialiste në rrethe.11 kryetare degësh janë larguar nga detyra për performance të dobët dhe mos arritje te objektivave.Një lajmi i tillë u konfirmua pas mbledhjes se kryesisë së PS edhe nga deputetja Elisa Spiropali.Në mbledhjen e sotme të kryesisë u shkarkuan kryetarë partite të Partisë Socialiste në territor. Janë vënë re vonesa të pajustifikueshme në riorganizimin e partisë. Në fushatën e anëtarësimeve dhe në degët lokale vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politike iu është kërkuar të rrisin prezencën në terren dhe në qarqet që ata mbulojnë politikisht sidomos në Bashkitë e drejtuara nga opozita ku shihet një degradim i madh marrëdhënies së pushtetit lokal me qytetarët.Në mbledhjen e kryesisë gjithashtu janë paralajmeruar edhe shkarkimi I një sërë drejtoresh në nivel lokal, gjë e cila u nënvizua të hënën edhe në mbledhjen e grupit parlamentar rë PS nga kryeministri Rama kur u tha se ka shumë prej tyre që po I nxijnë faqen partisë në mazhorancë.Kreu I qeverisë madje ka kërkuar një raport për emërimet në nivel lokal dhe performance e seicilit drejtor rajonal.